Southgate rezultoi pozitiv me Covid-19, por e mbajti të fshehtë nga lojtarët

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgatë muajin e kaluar ka rezultuar pozitiv në analizat e Covid-19, por nuk iu ka treguar lojtarëve.

Marketing

50-vjeçari ishte detyruar të vetë izolohet për 10 ditë pasi doli pozitiv, pastaj u shërua dhe u konfirmua në testin negativ, përcjellë lajmi.net.

Sipas The Sun, Southgate doli pozitiv me 25 tetor dhe ishte i izoluar derisa zhvilloheshin ndeshjet e Premierligës në fundin e tetorit dhe fillimin e nëntorit.

Trajneri doli pastaj negativ dhe konfirmoi rikthimin gjatë një konferencë për media me 5 nëntor.

Anglia sonte (e diele) do këtë ndeshje shumë të vështirë ndaj Belgjikës.