Spahiu paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare, zbulon se me çfarë do të përballet kryeministri pas shtatorit

Analisti Kreshnik Spahiu tha se kryeministri Rama ka disa sfida në këtë mandat të tretë, që përkon dhe me mandatin e Presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministrin e Kosovës Abin Kurtin, me të cilin tha se marrëdhëniet duhen forcuar. Kjo treshe sipas Spahiut do prodhojë ngjarje të rëndësishme në rajon.

“Shqipëria është në një periudhë të paprecedentë, kemi një qeveri me mandat të tretë për herë të parë, që i bie për 12 vjet ka një 40 përqind të popullsisë shqiptare, që nuk kanë përfaqësues, tani sfida është Rama do jetë kryeministri i socialistëve apo i shqiptarëve.

Tani Ramën e kanë votuar si e keqja më e vogël ,elektorati me një gur ka vrarë 4 zogj.

Marketing

Rama do përballet me: duhet të ndërtojë një kabinet ndryshe, se ka disa sektorë që janë më problematikë në Shqipëri, si për trafiqet, të ngrejë që qeveri me burra të fuqishëm e njerëz profesionistë. Iku koha e qokave, nëse do jesh kryeministri i shqiptarëve.

Marketing