Profesori dhe analisti, Nexhmedin Spahiun në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA komenton ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës. Ai thekson se sulmi ndaj policisë së Kosovës dhe vrasja e policit është një akt i pastër terrorist dhe si i tillë duhet të cilësohet.
Sipas tij, tani situata apo epilogu i këtyre zhvillimeve në Veri të Kosovës do të varet nga veprimi i institucioneve të Kosovës.
“Nëse sulmuesit arrestohen dhe dënohen me procedurat e parapara shtetërore, atëherë situata do të qetësohet, në të kundërtën tensionet do të vazhdojnë edhe në pjesë tjera, sepse Serbia po synon ta rikthej situatën në favor të saj duke destabilizuar Veriun e vendit. Unë e kam theksuar edhe më parë se Qeveria e Kosovës u tregua e pa vëmendshme pas suksesit që korri atje duke arrestuar disa kriminel dhe disa ikën matanë kufirit. Në ndërkohë, forcat paralele serbe u ristrukturuan dhe tani synojnë ta rikthejnë situatën dhe tensionet ashtu sic ishte më parë. Tani epilogu i bisedimeve do të varet nga situata në terren, nga ajo se kush do ta ketë kontrollin atje.”, thekson Spahiu. (INA)