Ballina Lajme Botë Spanja ende larg fitores me koronavirusin, rritet numri i viktimave

Spanja ende larg fitores me koronavirusin, rritet numri i viktimave

Spanja, një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi ka raportuar një rritje të numrit të viktimave, krahasur me një ditë më parë.

Marketing

Kështu, autoritetet e vendit iberik raportuan se në harkun kohor të 24 orëve, janë shënuar 585 viktima, duke e cuar numrin total të tyre në mbi 19 mijë viktima, që prej shpërthimit të pandemisë, ose thënë ndryshe një nivel vdekshmërie në 10,5%.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë, bëri me dije se rastet e reja u shtuan me 3%, me një total prej mbi 188 mijë të infektuarish.

Më herët kryeministri spanjoll, deklaroi se vendi e ka kaluar kulmin e shpërthimit por theksoi se duhet patur ende kujdes në lirimin e masave dhe se Spanja është ende larg fitores.

Exit mobile version