Spanja konfirmon njohjen e pasaportave të Kosovës

Të shtunën zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, të shtunën ka njoftuar se Spanja i ka njohur pasaportat e Kosovës.

Marketing

Edhe përkundër reagimit të numrit dy të ekzekutivit, institucionet atje nuk dhanë ndonjë koment menjëherë.

E reagimi erdhi tek të dielën gjatë ditës.

Ky vendim i shtetit spanjoll vjen disa ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Vendimi për njohjen e pasaportës kosovare është konfirmuar edhe nga Qeveria e Spanjës.

Kështu shkruan gazeta spanjolle “El Pais” transmeton Klankosova.tv

Siç shkruan gazeta, në vendimin e Ministrisë së Jashtme spanjolle, theksohet se ky vendim vjen pasi më 1 janar hyri në fuqi lëvizja e lirë, pa viza për kosovarët, transmeton Klankosova.tv

Por, kjo sipas MPJ-së së Spanjës, nuk nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës.

Pra, edhe pse njihet pasaportat, Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Dhe nga mediat atje kjo po shihet si paradoks.

Disa herë ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares, kishte theksuar se “Spanja ka qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës”, sa i përket pasaportës dhe Pavarësisë.

Spanja është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë/ Klankosova.tv

Marketing