Spanja ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati spanjoll ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Edhe përskaj situatës me koronavirusin, Spanja si një prej shteteve me rrezik të lartë, protokolli u votua në mënyrë elektronike pa prezencën e deputetëve.

Marketing

Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm

“Senati Spanjoll, sapo e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO me zero vota kundër. Në rrethana të tilla të rënda, Spanja megjithatë e vendosi në rend dite protokolli. Pas përfundimit Spanja e deponon protokollin tek departamenti i shtetit, si depozitues i Marrëveshjes së Uashingtonit. Uashintoni dërgon informacione tek NATO dhe më pas ne do të thirremi nga NATO… Me këtë përfundojmë një proces 3 dekadësh që të jemi pjesë e familjes veriatlantike. Dua ti faleminderoj të gjitha vendet anëtare për përmbylljen e këtij procesi. Anëtarësimi ynë nënkupton siguri më të madhe rajonale. Kjo na bën tani më interesant për investitorët e jashtëm. Dua t’’ua uroj edhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në NATO është vërtetim se vendi është në rrugë të drejtë.. ””

Lorenco Sera, Ambasadori Spanjoll

“Senati bëri diçka që është tërësisht e re, votim nga largësia, në mënyrë elektronike, ishte e rëndësishme të sjellim këtë ligj”

Marketing