Spasovski: Çdokush që ka punuar kundër ligjit do të dalë para drejtësisë

Me rastin e një vjetorit të formimit të qeverisë së Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka theksuar çdokush që ka punuar kundër ligjit do të dalë para drejtësisë.

Marketing

“Me këto ndryshime Maqedonia po lirohet nga regjimi 11-vjeçar dhe se po kthehet besimi i qytetarëve tek drejtësia dhe institucionet. Ndryshime që përfundimisht qytetarët po bëhen më të rëndësishmit në Maqedoni. Ndryshime me çka po kthehet drejtësia dhe besimi tek institucionet. Sot punëtorët kanë të garantuar rrogë më të lartë minimale. Është rritur edhe paga mujore”, ka deklaruar Oliver Spasovski.

Spasovski më pas ka shtuar se janë të angazhuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Maqedonisë me shtetet fqinje. “Maqedonia është një shoqëri, një familje ku të gjithë janë të barabartë para ligjit. Dhe çdokush që ka punuar kundër ligjit do të dalë para drejtësisë”, ka deklaruar Spasovski.

Marketing