Spasovski: Do të ketë fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët

Kryeministri tek Oliver Spasovski tha se një ndër masat që do të ndërmerr qeveria është edhe heqja e TVSH-së në fundjavë.

Marketing

“Vendosim fundjavë pa TVSH për të gjithë qytetarët. Përmes çmimeve më të lira për qytetarët nxisim konsumim dhe rritje të të ardhurave në disa sektor të shitjes siç janë shitoret për gardërobë, teknikë të bardhë, mobilje, sanitar, pajisje shkolle dhe libra.

Presim të ardhura shtesë prej 12 milion euro që do të rrjedhin në ekonominë e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski

Marketing