Spasovski – Filipçe: Prioritet vaksinimi i nëpunësve policorë

Kryesitë e ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Shëndetësisë sot mbajtën takim pune, në të cilin u saktësuan terminet dhe procedura për fillimin e vaksinimit të nëpunësve policorë, posaçërisht të atyre të cilët janë drejtpërdrejtë të ekspozuar dhe marrin pjesë në luftën për përballje me përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Në takim, siç informojnë nga MPB, mes tjerash, është theksuar edhe nevoja për takim të përbashkët me liderët fetarë në vend, në prag të festive të ardhshme të Ramazanit dhe të Pashkëve.

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se vaksinimi vazhdon sipas planit nacional për vaksinim të grupeve prioritare, ndërsa në këtë fazë fillon vaksinimi I grupit më të moshuar të qytetarëve.

Në pikëpamje të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në vend, në takim, thuhet në kumtesë, është konfirmuar edhe nevoja e vaksionimit prioritar të të gjithë nëpunësve policorë.

Ministri Spasovski potencoi se Ministria e Punëve të Brendshme është e përgatitur me kapacitetet e veta logjistike, mjekësore dhe infrastrukturore të marrë pjesë në realizimin e këtij procesi.

Takimi punues është mbajtur në MPB, me ftesë të ministrit Oliver Spasovski.