Spasovski: Janeva ishte e dyshimtë që kur arrestonte dhe lironte të dyshuar

Kritikën ndaj Katica Janevës e bëra që në janar të këtij viti për arrestimin e disa të dyshuarve të caktuar dhe lirimin e tyre. E bëra atë kritikë sepse kisha njohuri të caktuara për atë, ndërkaq është shumë lehtë në momente të tilla prokurorët të reagojnë dhe të thonë që secili ta shohë punën e vet, theksoi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për Kanal 5.

Marketing

“Zërat se Orce Kamçev nuk mund të lihet në paraburgim, e më pas të lihet të shkojë në shtëpi, sipas meje është e mjaftueshme për të dyshuar se ka diçka që nuk shkon. Nuk mendova se Janeva do të vijë në këtë pozitë, sepse sipas përgjegjësisë që e mori për të përmbushur qëllime të caktuara, nuk guxon t’ia lejojë vetes atë, sepse ka përgjegjësi ndaj qytetarëve. Këtu bëhet fjalë për institucion i cili duhej seriozisht t’i kundërvihet krimit.

Ai institucion jo se nuk e përmbushi pritjen. Bënë shumë punë të mira të cilat i shohim përmes lëndëve që i zhvillojnë. Në bazë të atyre hetimeve të cilat i zhvillojnë prokurorët nga Prokuroria speciale ka aktgjykime dhe do të ketë aktgjykime dhe askush nuk mund ta evitojë atë përgjegjësi”, theksoi Spasovski.

Në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, ministri Spasovski tha se qeveria nuk ka bashkëbisedues.
“Opozita nuk niset prej supozimeve të njëjta në lidhje me miratimin e ligjit. Ne duan ligj i cili do të thotë Prokurori Publike funksionale që do ta ndjek krimin, e jo të zhvillojë luftë selektive kundër krimit. Propozimet e opozitës janë, si t’i lënë anash procedurat që zhvillohen kundër ish funksionarëve të tyre “, theksoi Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme inforoi se kamerat e video mbikëqyrjes në qytet nuk janë për ndëshkim dhe se ato para dy-tre vitesh janë shfrytëzuat nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Video mbikëqyrjet në rrugët në Shkup nuk janë kamera për ndëshkim në komunikacion, por vetëm për vëzhgim. Në vitin 2017 ky sistem u shfrytëzua vetëm nga DSK, ndërsa tani pasi u krijua kornizë juridike, videonbikëqyrja është tërësisht në shërbim të sigurisë publike. Ky sistem duhet të sendërtohet dhe do të kyçë kamera për kundërvajtjet në trafik me çka do të shmanget faktori njeri dhe seleksionimi, Secili që do të bëjë kundërvajtje do ta dijë se do të duhet të përgjigjet për at”ë, tha Spasovki.