Maqedonia e Veriut në tre vitet e fundit vendosi që seriozisht të kthejë faqe të reja në historinë e vet. Dolëm nga një krizë e madhe politike dhe i kemi rivendosur institucionet demokratike dhe sundimin e së drejtës. Dhamë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zbatimin e reformave të BE-së edhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. U bëmë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe nën drejtimin tuaj morëm vendim për fillim të negociatave aderuese me BE-në, theksoi kryeministri Oliver Spasovski në fjalimin në sesionin plenar në video konferencën në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor – Zagreb 2020.
Kryeministri Spasovski, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmanin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov mori pjesë në punën e Samitit i cili sivjet u mbajt në organizim të Kroacisë, si dhe kryesues aktual i Bashkimit Evropian, ndërsa për shkak të pandemisë me Kovid-19 është organizuar onlajn.
Në fjalimin e Spasovskit, të cilin e transmetoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri theksoi se jemi të gatshëm për hapat e ardhshëm dhe, siç tha, do të punojmë me përkushtim me Komisionin dhe Këshillin e BE-së që sa më shpejt ta caktojnë Konferencën e parë ndërqeveritare e cila do ta shënojë pjesën praktike të procesit negociues në pajtim me metodologjinë e re.
“Do të doja në këtë rast edhe një herë t’ju siguroj se Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar në reformat fundamentale dhe do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë evropiane. Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë janë investimi ynë në të të ardhmen evropiane të përbashkët me ç’rast do të jetë jashtëzakonisht me rëndësi të vazhdojmë t’i zbatojmë me vullnet të mirë si nga ana ana jonë ashtu dhe nga vendet anëtare”, theksoi Spasovski.
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët për vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin diskutuan për bashkëpunimin për përballje me Kovid-19, për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perndior, si dhe përkushtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vlerat dhe reformat evropiane.
Në kontekst të pandemisë në muajt e kaluar, Spasovski në fjalim theksoi se infektimi të gjithëve së bashku na përballi me zgjidhje mizore midis jetës dhe vdekjes së qytetarëve tanë dhe mbijetesën e ekonomive tona. Sipas tij, Samiti i Zagrebit po ndodh në kohë të vërtetë, kur Evropa më në fund shënon ulje të përhapjes së infektimit dhe zbutjes së masave kufizuese.
Koronavirusi i ri shkaktoi shkretim dhe na përballi me sfida të paparashikuara, shtoi Spasovski, por solli edhe diçka pozitive – qartë tregoi se kontinenti evropian ka fat të përbashkët. Mënyra e përballjes me infektimin, tha kryeministri, ka treguar se ndajmë kulturë dhe praktikë të njëjtë administrative por e nënvizoi edhe nivelin e lartë të ndërvarësisë socio-ekonomike midis BE-së dhe ekonomive të 3B, si dhe midis vendeve në rajon.
Në këtë rast Spasovski shprehu mirënjohje për, siç tha, demonstruan qartë solidaritet dhe ndihmë nga ana e BE-së në formë të mbështetjes urgjente për sektorin shëndetësor, pakon financiare për përballje me pasojat socio-ekonomike, si dhe ndihmë financiare makro e cila do të jetë rimbushje e tyre e rëndësishme.
Për Planin Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian i cili planifikohet të publikohet në vjeshtë Spasovski theksoi se do të jetë me rëndësi të madhe për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, ndërlidhjes transportuese dhe energjetike, digjitalizimit, agjendës së gjelbër dhe investimeve sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalim ai ndau disa projekte të cilat pjesërisht tashmë planifikohen apo zbatohen: projekte për ndërlidhje transportuese me fqinjët tanë edhe atë në trafikun hekurudhor me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe autostradën me Kosovën; Interkonektorin të gazit energjetik dhe të rritjes së gjelbër dhe Nxitjen e tregtisë dhe turizmit në rajoni e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Spasovskit,kërcënimi nga Kovid-19 i detyroi, siç tha, në bashkëpunim më të afërt edhe vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor të cilët vendosën të a.q. korridore të gjelbra për lëvizje të papenguar të prodhimeve primare në rajon dhe vijon zgjerimi i tyre dhe bashkim me korridoret evropiane.
Në emër të Maqedonisë së Veriut, shtoi kryeministri do të doja të konfirmoj se bashkohemi drejt Deklaratës së Zagrebit dhe do të doja ta shfrytëzoj mundësinë t’i shpreh mirënjohje Kryesimit kroat dhe vendeve anëtare që e hapë derën për dialog të rregullt politik të nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor.