Spasovski: Kushdo që shkel ligjin, do të mbajë përgjegjësi

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është i prerë se kushdo që shkel ligjin, do të mbajë përgjegjësi. I pyetur rreth rastit kur djali i një funksionari të lartë të MPB-së nuk iu bind urdhrit të policisë, ai tha se rasti po hetohet e se nuk do ketë mbyllje sysh para ligjit për askënd, kushdo qoftë ai.

Marketing

“Më së miri është që t’i presim argumentet dhe faktet që kanë të bëjnë me këtë proces dhe më pas ato argumente dhe fakte t’i plasojmë në opinion. ..Besoni se do të ketë përgjegjësi për secilin që shkel ligjin, këtu nuk ka dilema, kushdo qoftë, ministër, qytetar apo gazetar e kështu me radhë.”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.