Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot vlerësoi se nata e Vitit të Ri ka kaluar qetë pa prishje të mëdha të rendit dhe qetësisë publike.
“Nata e Vitit të Ri kaloi qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike në masa më të mëdha, madje edhe nën pritjet e tona. Personalisht pres që do të kemi 2019-të të suksesshme, dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë u dëshiroj shumë shëndet, shumë fat, mirëqenie në shoqëri, bashkë të arrijmë suksese që t’i tejkalojmë sfidat, bashkë të marrin pjesë në ndërtimin e ardhmërisë së vendit tonë dhe t’i ndjejmë të mirat nga ajo që e kemi punuar deri më tani”, tha Spasovksi.
Në lidhje me atë se a do të kandidohet për president të shtetit, Spasovksi gjatë vizitës së sotme në pikën kufitare Bogorodicë në Gjevgjeli tha se për momentin po mendon vetëm në reformat në MPB.