Spasovski: Nuk ka mbrojtje për askënd, ka mbaruar koha kur mbroheshin vrasësit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook ka shkruar se duhet të zbardhen të gjitha vrasjet dhe se sipas tij, ka kaluar koha kur vrasësit mbroheshin.

Marketing

“Nuk ka mbrojtje për askënd dhe duhet ta kemi të qartë se ka mbaruar koha kur ka pasur mbrojtje, për vrasjen e Martin Neshkovskit, mbrojtje për një varg vrasjesh që kanë ndodhur në atë kohë dhe kur kjo Ministri e Punëve të Brendshme quhej me një emër tjetër. Këto janë faktet, e para fakteve edhe perënditë heshtin”, ka shkruar Spasovski.