Spasovski: Para dy muajve kemi pasur informacione për tunelin në burgun e Idrizovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se për burgjet janë kompetent Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve, por që supas tij, MPB qëndron në gatishmëri për këta institucione.

Marketing

I pyetur për tunelin që të burgosurit në “Idrizovë” kishin përgatitur për ikje, Spasovski tha se për rastin në fjalë ka pasur informacione para dy muajve.

“Ne do të thotë informatat për aktivitete që janë marrë në burgje i kemi diku 2 muaj dhe gjatë gjithë kohës punohet me Drejtorinë për Zbatimin e Sanskioneve dhe Agjencinë për Siguri Nacionale dhe në këto korniza udhëhiqet edhe niveli i sigurisë edhe në burg edhe jashtë burgut”, tha mes tjerash Spasovski duke shtuar se për rastin në fjalë duhet të hetohet edhe përfshirja e të punësuarve në burg.