Spasovski për personat e zhdukur: Bëhet fjalë për dezinformata

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovsi ka hedhur poshtë si të pabaza duke i cilësuar spekulime dhe dezinformata të dhënat për zhdukjen e personave dhe trafikimin me organe njerëzore. Sipas tij këto dezinformata dëmtojnë qytetarët dhe shoqërinë në përgjithësi.

Marketing

“Edhe njëherë ashpër demantoj dezinmformatat dhe spekulimet ku keqpërdoret rastet aktuale me personat e zhdukur, këto janë gënjeshtra dhe dezinformata përmes të cilave i shkaktohet dëm qytetarëve dhe shoqërisë në përgjithësi. Nuk bëhet fjalë për persona të zhdukur, ndërkohë nuk ka asnjë rast të vrasjes për shkak të heqjes së organeve të brendshme. Nuk janë të vërteta edhe të thënat se po rritet numri i personave të zhdukur. Përkundrazi ky numër është në ulje e sipër, krahasuar me vitet e mëparshme”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.