Prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme është përmirësimi i kushteve për punë në stacionet policore, në çka tani më një vit po punohet, por edhe furnizim i pajisjes së nevojshme për nëpunësit policorë, porositi sot ministri Oliver Spasovski gjatë vizitës në Repartin policor në Haraçinë dhe vetëqeverisjen lokale, ku realizoi takim me kryetaren e kësaj komune, Milikie Halimi.
Siç kumtuan nga MPB-ja, udhëheqësia e repartit policor ka informuar se gjendja e sigurisë është stabile, ndërsa në takim u bisedua edhe për masat me të cilat do të përmirësohen kushtet për punën në këtë repart policor.
Ministri Spaovski realizoi takim edhe me kryetaren e komunës Halimi, në të cilin biseduan për çështjet të cilat janë nga interesi i përbashkët i policisë dhe vetëqeverisjes lokale, para së gjithash në pjesën e komunikacionit dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.