Spasovski: Të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit nëse shkelen rregullat e trafikut

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se një nga prioritetet e larta të MPB-së në mandatin e ardhshëm do të jetë instalimi i kamerave nëpër rrugë që t’i jepet fund vozitjes së shpejtë.

Marketing

Ai nuk saktëson se kur do të përfundojë i gjithë ky proces, por shton se realizimi i projektit është në rrjedhë.

Sipas Spasovskit, sistemi i xhirimit me kamera në rast të një shkelje, do të nënkuptojë jo selektivitet dhe transparencë gjatë gjobitjes dhe kushdo që nuk i respekton rregullat e trafikut do të bart përgjegjësi.

“Tashmë kemi filluar realizimin e planit për instalimin e kamerave e cila është një nga qëllimet kryesore në këtë mandat. Së pari duhet të përfundojnë të gjitha procedurat në aspekt të prokurimit dhe lidhjes së kontratave, por ai është prioritet numër një dhe punohet paralelisht me të gjitha aktivitetet e tjera. Kamerat që tani janë në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë nuk janë të tilla që të veprojnë në trafikun. Bëhet fjalë për sistem të veçantë, bashkëkohor e cila do të mbulojë të gjithë vendin. Me të, do të përjashtojmë subjektivitetet njerëzore me të cilat jemi mësuar vite më parë. Sistemi do të mundësojë jo selektivitet dhe transparencë. Kushdo që nuk respekton rregullat e trafikut do të bart përgjegjësi,” tha Spasovski në intervistën në Kanal 5.

Ai poashtu informoi se ka filluar pajisja me të ashtuquajturat kamera trupore të nëpunësve të policisë në Shkup dhe Tetovë. Me kamera të tilla tashmë po punohet në policinë e autostradave.

Qëllimi i MPB-së, theksoi ai, është përmes vendosjes së një sistemi të tillë të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Sipas ministrit, siguria në trafik, për fat të keq, është një nga problemet më të mëdha që varet nga të gjithë ne, qytetarët.

Marketing