Spasovski:Në shtet nuk ka import të mbeturinave të dëmshme

Nuk ka mbeturina të dëmshme që importohen në vend. Ajo që po ndodh në Bullgari ne po e ndjekim nga afër. Po dalin shumë informata. Apelojmë t’i kontrolloni ato, veçanërisht kur bëhet fjalë për materiale të ndjeshme si këto, për mjedisin jetësor, deklaroi sot kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Marketing

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në sallën e re të operacioneve në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, Spasovki tha se edhe Prokuroria Publike ngriti një procedurë për hetimin e pretendimeve për gjoja importimin e mbeturinave të dëmshme në vend.

“Nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kemi informata se importimi i mbeturinave është ai që është i lejuar dhe për të cilin posedohen certifikata të nevojshme, se nuk ka mbeturina të dëmshme që importohen në vend. Mirë është që Qyteti i Shkupit ndërmori hapa për zgjidhjen e situatës. Institucionet këtë duhet ta ndjekin. Ne duhet t’i forcojmë kapacitetet e laboratorëve si një mundësi për të ekzaminuar gjithçka që hyn në shet dhe të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka për ta përmirësuar mjedisin”, theksoi kryeministri.

Marketing