Ballina Lajme Maqedoni SPB Tetovë përgënjeshtron informatat për tentim vjedhje të fëmijëve

SPB Tetovë përgënjeshtron informatat për tentim vjedhje të fëmijëve

Pas përhapjes së informatave se një person i panjohur me makinë të zezë të tipit BMW ka tentuar të vjedh një fëmijë para një shkolle fillore, me demant ka dalë sot Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës duke theksuar se raste të tilla nuk janë denoncuar në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës.

Marketing

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, në mënyrë kategorike hedhë poshtë informacionet e tilla, gjegjësisht spekulimet që janë publikuar nëpër disa rrjete sociale, gjoja se vetura e tipit “BMW” ngjyrë e zezë, me targa të Shkupit, e drejtuar nga një burrë i moshuar, ka pasur për qëllim që të kidnapojnë fëmijë tek njëra nga shkollat fillore të Tetovës.

Me qëllim që të mos përhapen shqetësime të panevojshme, frikë dhe pasiguri, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, edhe një herë zyrtarisht përgënjeshtron lajmin e rrejshëm i cili është publikuar, dhe ju vërteton se nuk është regjistruar asnjë rast i këtillë në rajonin të cilin e mbulon SPB – Tetovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga SPB-Tetovë.

Exit mobile version