Spërkatja ajrore kundër mushkonjave nuk do të bëhet nesër. Ja pse

Spërkatja kundër mushkonjave e paralajmëruar për nesër shtyhet për pasnesër ( e mërkurë) . Kjo  për shkak të paralajmërimit se mund të bie shi, dhe se e gjithë procedura për spërkatje mund mos të ketë efekt për shkak të shiut.

Marketing

“Qyteti i Shkupit informon qytetarët se për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit dhe njoftimet për nesër, spërkatja ajrore e paralajmëruar kundër mushkonjave për 25.08.2020 (e martë) është prolonguar për ditën e ardhshme. Konkretisht, spërkatja e jashtëzakonshme e avionëve do të realizohet në zonën e qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave, do të realizohet më 26.08.2020 (e Mërkurë) dhe më 27.08.2020 (e enjte), herët në mëngjes”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve Qyteti i Shkupit vendosi të bëjë një spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave të martën ose të mërkurën më së voni. Qytetarët janë të shqetësuar për kafshimet e tyre, duke i detyruar ata të kërkojnë ndihmë në barnatore përmes sprejeve ose kremrave të ndryshme për të mbrojtur kundër infeksionit.

Qyteti i Shkupit informon bletarët të mbrojnë bletët e tyre gjatë spërkatjes së mushkonjave.

Marketing