Ballina Aktuale Spërkatje kundër mushkonjave nesër dhe të shtunën në Shkup

Spërkatje kundër mushkonjave nesër dhe të shtunën në Shkup

Spërkatje me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet të premten dhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit. Informacioni është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit.

Marketing

“Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Bletarët këshillohen të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve.

Marketing
Exit mobile version