Përfaqësuesit e institucioneve private shëndetësore pranë lidhjes së Odave Ekonomike kërkojnë që spitalet private të cilat kanë marrëveshjen me Fondin Shëndetësor të kenë trajtim të barabartë me institucionet Publike Shëndetësore gjatë investimeve të cilat përfshihen nga shteti. Ata kërkojnë që trajtimet të cilat pacientët nuk mund t’i marrin në shëndetësinë publike, të orientohen tek spitalet private dhe për ata shërbime Fondi të paguajë institucion shëndetësor. Pos kësaj, ata kërkojnë që spitalet private të kenë mundësi të investimeve nga shteti njejtë si ata shtetërore.
“Në Shëndetësinë publike njerëzit presin për të caktuar termine për kontrolle pas 60 apo 90 ditësh ndërsa ka potenciale ekzistuese në sektorin privat që munden ta realizojnë atë shërbim shumë shpejtë me personelin ekzistues dhe me pajisjen që posedojnë. Në të gjitha segmentet në të cilat participon shteti në sektorin Publik të jetë edhe në sektorin privat. Ato janë: pajisjet, edukimi i kuadrit, dhe gjithçka tjetër që është praktikë e shëndetësisë publike”, deklaroi Borislav Josifovski, Përfaqësues i Shtëpive private shëndetësore-Lidhja e Odave Ekonomike.
Poashtu ata kërkojnë që institucionet private shëndetësore të përfshihen në planin e Qeverisë për rritje dhe zhvillim ekonomik. Për momentin mbi 70% e të gjitha Enteve shëndetësore në vend janë private. Me i privatizuar reflekton të jetë shëndetësia private, ku përqindja më e madhe e mjekëve amë funksionojnë nëpër ambulanca private.