Spitali i Strugës mori donacion nga vëllezërit Asani

Spitali i Përgjithshëm i Strugës sot mori donacion prej rreth 1.000 mbulesash për shtretër, dy pajisje transportuese për transportim të mbulesave të shtretërve dhe dy karroca për persona të palëvizshëm.

Marketing

Donacioni është bërë nga vëllezërit Naim dhe Shpëtim Asani nga SHBA-ja, ndërsa e pranoi drejtori i Spitalit Rexhep Dauti, i cili e falënderoi familjen.

“Sot morëm donacion mjekësor, të cilën do ta shfrytëzojnë pacientët e hospitalizuar në spitalin tonë. U falënderojmë vëllezërve Asani për këtë donacion”, tha Dauti.
Në dorëzimin e donacionit morën pjesë zëvendësministri i Shëndetësisë Asim Musa dhe përfaqësues të komunës së Strugës.

Marketing