Spitali modular po mbushet, 47 të shtruar, spitali ka kapacitet për 77 shtretër

Kriza Covid19 po thellohet. Spitali modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive ka filluar të mbushet. Në të aktualisht ka  47 pacientë kovid pozitivë,  e spitali ka kapacitet për 77 të tillë.

Marketing

Në Strumicë dhe Shtip, u caktuan repartet të tjera spitalore për pacientët Kovid, por sipas trendit në rritje të të infektuarve me pamje të rëndë klinike, nuk përjashtohet mundësia që në disa prej rajoneve , shërbimi “Termini im” të anulohet përsëri dhe punonjësit shëndetësorë të përqendrohen vetëm në trajtimin e pacientëve pozicivë ndaj Covid 19.

Dje, në vend u regjistruan  640 të  infektuar dhe 12 viktima. Listën me të infektuar të rinj vazhdon ta kryesojë Shkupi e në krye të listës negative të kryeqendrës, janë komunat e Aerodromit, Karposhit dhe Qendrës.

 

Marketing