Sporting me 10 lojtarë s’i mbijeton Marseillet, francezët marrin tri pikë me fitore të thellë

Olympique Marseille e ka mposhtur pa telashe skuadrën e Sporting Lisbonës.

Marketing

Marseille ka marrë fitore të thellë me rezultatin 4:1, në përballje ndaj skuadrës së Sporting.

Portugezët kaluan të parët në epërsi, kur Francisco Trincao gjeti golin në minutën e 1’ të takimit. Por, pas këtij goli, asgjë s’shkoi në favor të mysafirëve.

Marseille reagoi qysh në minutën e 13’ me Alexis Sanchez i cili barazoi në 1:1, kurse tre minuta pas tij shënoi A. Harit për 2:1.

Në minutën e 23’, Sporting mbeti me 10 lojtarë, kur portieri Adan u ndëshkua me karton të kuq. Pesë minuta më vonë, Balerdi shënoi për 3:1, gol ky që vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Marseille administroi mirë epërsinë dhe arriti që në minutën e 84’ madje të shënonte edhe një herë.

Rezultatin final e vulosi goli i Mbemba, i shënuar në minutën e 84’ të takimit.

Me këtë fitore, Marseille merr tri pikët e para në Champions League, kurse Sporting mbetet me gjashtë pikë