Ballina Lajme Maqedoni Stadiumi i Manastirit gati për të pritur ndeshjet e mbrëmjes

Stadiumi i Manastirit gati për të pritur ndeshjet e mbrëmjes

Komuna e Manastirit dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, si bartëse e projektit për ndriçimin e stadiumit “Petar Milloshevski”, janë duke përfunduar aktivitetet për centrimin dhe fotometrinë e prozhektorëve, të nevojshëm për zhvillimin e ndeshjeve të natës në stadiumin në Manastir, sipas standardeve të përcaktuara.

Marketing

Në këtë mënyrë do të sigurohet siguria, cilësia dhe përputhshmëria e sistemit të instaluar të ndriçimit, si dhe dritat e prozhektorëve do të vihen në përdorim, menjëherë pas përfundimit të procedurave të nevojshme.

Prozhektorët në stadium tashmë janë plotësisht funksionalë dhe ofrojnë shikueshmëri optimale dhe kushte të shkëlqyera për zhvillimin e ndeshjeve në mbrëmje, mirëpo ekipi i këtij projekti mbetet plotësisht, profesionalisht i përkushtuar për përfundimin me sukses të të gjithë procesit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes programit “HatTrick” të UEFA-s ka investuar në ndërtimin e shtyllave prej betoni 55 metra të larta dhe në vendosjen e më shumë se 270 llambave të mëdha që ndriçojnë fushën dhe tribunat e “Petar Milloshevskit”.

Gjithashtu, FFM-ja investoi në vendosjen e sipërfaqes me barë me sistem kullimi dhe sistem vaditjeje në fushën e stadiumit në Manastir.

Marketing
Exit mobile version