Ballina Lajme Shqipëri Statistika shqetësuese të migracionit nga Shqipëri

Statistika shqetësuese të migracionit nga Shqipëri

Nga Shqipëria, thotë DW, po largohen njerëzit me standard jetese. Duke cituar ekspertë vendas, gjiganti mediatik gjerman i konsideron shqetësuese statistikat ndërsa thotë se emigrimi i viteve të fundit dallon nga ai viteve 90-të.
Gjatë vitit të kaluar, 38.703 shqiptarë e lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Më herët, në vitet 2011-2017 , numri i atyre që u larguan si emigrantë mbërrinte në 330 mijë, shifra këto të bëra publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave.

Marketing

Situata është serioze, thonë ekspertët, njëri prej të cilëve, sociologu Gëzim Tushi flet për një emigracion `të vonuar` siç e quan ai, që ndryshon nga largimet masive të viteve ’90 për nga përmasat, nga motivimet, arsyet, shkaqet, ose struktura sociale e atyre që e marrin këtë vendim.

Njerëzit, nga sa thotë sociologu, janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Ai shton se një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese.

Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj.

Për ta është investuar dhe largimi i tyre krijon boshllëqe të mëdha”, ka qenë komenti i tij për DW. Në mesin e atyre që e braktisin Shqipërinë ka edhe një kategori shqetësuese për ekspertët, kategoria e të painformuarve, që shkojnë në emigracion pa një objektiv të qartë, duke pranuar edhe deformimin e statusit që gëzonin këtu, duke u bërë `askushi` në emigracion.

Exit mobile version