Statistikë e ‘çmendur’, Cristiano Ronaldo fiton më shumë se plotë katër skuadra të Seria A

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është ndër lojtarët më të paguar në histori dhe ishte lojtari i vetëm që u bë miliarder nga futbolli.

Marketing

35-vjeçari që vazhdon të shkëlqejë në Seria A, fiton pagë prej 540 mijë euro në javë nga Juventusi ose më saktë 28 milionë euro çdo vit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Ronaldo fiton katër herë më shumë se bashkëlojtari i dytë të “Bianconerët” që është Matthijs de Ligt me 7.2 milionë euro për vit.

Por, kjo nuk është asgjë duke shikuar statistikën e ‘çmendur’ të portugezit që fiton më shumë se katër skuadra të plota të Seria A.

Udinese, Hellas Verona, Spezia dhe Crotone duke mbledhur paratë e skuadrave janë më pak ose të barabarta me çmimin e Ronaldos për një edicion.

Kjo nuk është befasi për Juventusin, që paguan 214 milionë euro në pagat e lojtarëve, derisa pas tyre është Interi me 135 milionë euro në vit, ndjekur nga Roma me 101 milionë euro.