Ballina Lajme Kosovë “S’të fal se të kam paralajmëru”, vëllezërit nga Kosova përfundojnë në gjyq

“S’të fal se të kam paralajmëru”, vëllezërit nga Kosova përfundojnë në gjyq

Prona që ka sjellë dy vëllezërit nga Kosova, Mentorin dhe Fatmirin në seancën e ndërmjetësimit, ka shumë rëndësi për këtë të fundit.

Marketing

Me një nacionalizëm të thellë, Fatmiri tregon në “Shihemi në Gjyq” se projekti që ai kishte menduar të investonte në Malin e Robit do të punësonte shumë njerëz. Me lot në sy, ai i drejtohet publikut të “E diela shqiptare” në Tv Klan duke bërë thirrje për sensibilizim.

Fatmir: Kjo nuk është vrasje e imja shpirtërore. Mua nuk më kanë vrarë. Më kanë vrarë fëmijën tim, e kanë vrarë fëmijët tuaj. E kanë vrarë Shqipërinë. Unë prapë i lutem Zotit t’ia falë gabimet atyre. Dhe gjithë atyre që e sollën Shqipërinë në këtë vend. Të gjendet një gjuhë e pajtimit që ky vend të bëhet vend i mirë, i besëlidhjes shqiptare, se kjo ka qenë pasioni im.

Mentor: O vëlla unë ta di shpirtin, ta di zemrën. Të thashë, jam i gatshëm në këtë minutë të vdes për ty, për këtë punë nuk të fal se të kam paralajmëruar.

Në përfundim të “Shihemi në Gjyq”, Mentori i parashtron kërkesën e tij në mënyrë të qartë vëllait, Fatmirit. Ai kërkon investimin për të cilin ka derdhur para në zonën e Malit të Robit 25 vite më parë. Toka, e cila tashmë rezulton që ka blerëse bashkëshorten e Fatmirit, me të cilën po ndahet, duhet të kalojë si fillim në emër të dy vëllezërve. Por si do të jetë reagimi i Fatmirit me këtë kërkesë të vëllait të tij që i bëhet publikisht në “E diela shqiptare” në Tv Klan?

Eni Çobani: Çfarë kërkoni nga vëllai juaj sot?

Mentor: Unë kërkoj nga vëllai im që si pikë e fundit e shpresës sime të ma japë një fjalë kur unë do ta marr pronën, kur do vijë fundi.

Eni Çobani: Pra ju po kërkoni nga vëllai juaj që kur do merrni atë pjesë të investimit që ju keni hedhur në atë zonë.

Procedura e mëtejshme, siç shpjegon Eni Çobani, vijon duke arritur një marrëveshje me pronaren e tanishme, Emanuela Muçollin që është bashkëshortja e Fatmirit për të njohur dy vëllezërit si pronarët e vërtetë. Më tej, ata duhet të drejtohen në bashkinë e Kavajës për të marrë informacionet dhe zbardhjen e situatës së masterplanit. Ndërkohë, publiku shpreh përkrahjen e tij ndaj Mentorit.

Eni Çobani: Fatmir, pranon të bësh një deklaratë noteriale për të njohur detyrimin ndaj vëllait, ligjërisht?

Fatmir: Unë ia njoh, ia jap krejt pronën se kam pasur aq probleme të mëdha sa jam i lodhur. Unë sot jetoj me shpresë të Zotit, duke medituar çdo ditë, duke iu lutur Zotit t’ia falë shqiptarëve gabimet, të pajtohen mes njëri-tjetrit.

Marketing
Exit mobile version