Stefanova arrin në Prokurori, shmang gazetarët

Prokurorja e PSP-së Lile Stefanova sot ka ardhur në Sektorin për krim të organizuar pranë Prokurorisë publike ku jep dëshmi për aferën “Zhvatja” ku në paraburgim janë Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec, transmeton MEDIAL.mk.

Marketing

Edhe pse një numër i madh i ekipit të gazetarëve e pritën Stefanovën para hyrjes së Prokurorisë, ajo ka hyrë nga ana tjetër duke shmangur kamerat.

Stefanova dhe shefja e saj në PSP Katica Janeva ishin përmendur në bisedat e incizuara dhe videot të cilat i publikoi edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita”, në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Nga PP-ja deri më tani nuk zbulojnë se a do të thirret dhe kur prokurorja speciale publike Janeva.

Marketing