Stërvitja ushtarake ndërkombëtare “Goditje vendimtare”, javën e ardhshme në RMV

Nga e hëna 17 maj deri më 21 qershor, në poligonin ushtarak Krivolak, do të mbahet stërvitja më e madhe deri më tani ushtarake ndërkombëtare në vend e titulluar “Goditje vendimtare”, e cila do të përfshijë mbi një mijë anëtarë të ushtrive të Maqedonisë së Veriut, SHBA-të, Greqia dhe Bullgaria.

Marketing

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, vlerëson se kjo është një provë se pavarësisht nga pandemia, Aleanca tregon rezultate dhe gatishmëri për të bashkëpunuar dhe zhvilluar ndërveprimin.

“Për t’u zbatuar kjo stërvitje ushtarake në këtë numër me këtë madhësi, me këso lloj karakteristika, kanë ndihmuar shumë forcat e inxhinierisë së ushtrisë amerikane në bashkëpunim me forcat tona dhe me të vërtetë në Krivolak kanë bërë një ofensivë të madhe të ndërtimtarisë. Prandaj sot, si pjesë e poligonit Krivolak, e kemi edhe pistën për aterrim të fluturueseve pa pilot, i kemi magazinat të cilat do të shfrytëzohen edhe gjatë stërvitjeve i kemi edhe pajisjet lëvizëse dhe jo lëvizëse të cilat po ndihmojnë shumë dhe po japin kapacitete plotësuese për vet stërvitjen, por e kemi edhe infrastrukturën në tërësi nën rrethojë me gjatë prej afër 60 kilometrave.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Atasheu i Mbrojtjes i SHBA-së në RMV, kolonel Peter Rowell, tha se stërvitja është pjesë e një stërvitje më të gjerë që synon rritjen e gatishmërisë strategjike.

“Kjo stërvitje ushtarake është një dëshmi e fuqishme se si RMV është e përgatitur të punojë së bashku me SHBA-të dhe aleatët tjerë të NATO-s dhe fuqitë ushtarake me të vetmin qëllim, që të adresohen kërcënimet e ardhshme dhe të tregojë se si RMV po jep kontributin e saj në Aleancën Ushtarake të NATO-s. Gjatë organizimit të goditjes përfundimtare, Armata e RMV-së ka treguar edhe gatishmërinë e tyre që të kontribuojnë në organizimin e stërvitjeve ushtarake ndërkombëtare dhe të organizojë armatën edhe për stërvitjet individuale, bilaterale dhe multilaterale.”,- u shpreh koloneli i Armatës së SHBA-ve, Peter Rowell.

Gjatë kësaj kohe nga institucionet përkatëse informuan se do të monitorohen parametrat për cilësinë e ajrit në vendin e provës dhe rezultatet do të jenë në dispozicion të publikut, me të vetmin qëllim, që gjatë këtyre stërvitjeve mos të dëmtohet mjedisi dhe mos të ndotet ajri.