Ballina Lajme Maqedoni Stevo Pendarovski merr mbështetjen e LSDM-së për president

Stevo Pendarovski merr mbështetjen e LSDM-së për president

Sonte, më 03.03.2024, në Shkup, Lidhja social demokrate e Maqedonisë mbajti kongresin e partisë në të cilin, ndër të tjera, u mor vendim unanim për përkrahjen e kandidaturës së Stevo Pendarovskit për mandatin e dytë si president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Me këtë vendim rrumbullakoset fronti i gjerë i mbështetjes nga subjektet politike dhe qytetarët për kandidimin për një mandat të dytë për president. Me këtë rast Pendarovski ka dekkaruar:

“Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë në kongresin e sotëm konfirmoi mbështetjen për kandidaturën time për mandatin e dytë.

I falënderoj për besimin e tyre.

Ditët e kaluara kam marrë mbështetje publike për mandatin e dytë nga qytetarët, disa prej tyre fytyra publike, profesorë universiteti, punonjës të kulturës, njerëz që më njohin. Sot shumë qytetarë dhanë mbështetjen e tyre me firmat e tyre dhe në vetëm pak orë ne mblodhëm mbi 10 mijë nënshkrime.

Një front i gjerë mbështetjeje është jo vetëm një nder, por edhe një detyrim për një fushatë të përkushtuar, të ndershme dhe të guximshme dhe për të fituar një fitore të re.

Le të vazhdojmë të punojmë për krijimin e një shoqërie të hapur, krijuese, inovative dhe demokratike, në të cilën do të ketë një vend për të gjithë, ku do të vlerësohet potenciali i secilit dhe të gjithë do të kenë mundësinë të kenë sukses këtu, në shtëpi.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Vazhdojmë së bashku!”

Marketing
Exit mobile version