Ballina Lajme Maqedoni Stojançe Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e...

Stojançe Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit

Lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov ka nxjerré një fotografi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se flamuri shqiptar nuk është më në shtyllën në oborrin e kishës “Shën Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit.

Marketing

Ai shkruan se në shtyllë do të vendoset flamuri i kishës, i cili mbrëmë ishte hequr nga dy persona, të cilët u kapën nga kamerat e sigurisë.

Angellov që është edhe drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, tha se se është arrestuar personi që hoqi flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), aty ku ditë më parë u vendos edhe kryqi gjigant që nxiti debate.

“Reagimi i shpejtë i institucioneve si dhe presioni publik mund të zvogëlojë provokimet që ndezin mostolerancën ndëretnike. Provokimeve nuk duhen heshtur, por duhet reaguar ashpër. Vetëm në këtë mënyrë do të dekurajohen provokatorët e mundshëm të ardhshëm. Reagimi i shoqërisë ndaj provokimeve të tilla duhet të jetë i bashkuar dhe unik pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër”.

“Besoj se shumica e shqiptarëve e dënojnë këtë akt barbar të përdhosjes së flamurit të kishës. E vetmja gjë është se nuk kam parë asnjë përfaqësues të faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni të dalë me dënim publik ndaj këtij akti. Dhe duhet. Prandaj i bëj thirrje liderit të BDI-së Ali Ahmeti që ta dënojë publikisht këtë akt provokues vandalizmi”, ka shkruar Angellov në Facebook.

Marketing
Exit mobile version