Stojanov: Nuk ka grupime të njohura, virusi po shpërndahet në tërë Shkupin

Infeksioni është i përhapur në të gjitha pjesët e qytetit dhe nuk ka grupe të njohura, thotë mjeku Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik Shkup. Për momentin kryeqyteti është vatra më e nxehtë, me 2.010 raste aktive. Stojanov shpjegon se tani është më e vështirë sepse është më e lehtë të menaxhohet përhapja me grupime. Ai thotë se në respirator po përfundojnë gjithnjë e më shumë të rinj.

Marketing

“Është më e lehtë me grupimet, ju e dini se po izoloni njerëzit, por tani është këtu dhe të gjithë mund të sëmuren kudo. Çairi ende kryeson, por jo si më parë. Mund të thuhet se ne e bartim situatën për aq kohë sa kemi mundësi për shtrirje në spitale. Kur numri do të jetë i madh në mënyrë që të mos ketë vend të lira në spitale, atëherë do të jetë keq pasi ka pasur situata në disa vende të zhvilluara”, thotë Stojanov për “Sitel”.

Marketing