Stoltenberg: NATO-ja vazhdon ta mbështesë përgjigjen civile të pandemisë KOVID-19

NATO-ja dhe ushtritë aleate vazhdojnë ta mbështesin përgjigjen civile të pandemisë KOVID-19. Pas Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi marrin ventilatorë dhe material mjekësor, njoftoi sot në Tuiterin e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Marketing

“#NATO dhe ushtritë aleate vazhdojnë ta mbështesin përgjigjen civile të oandemisë #KOVID-19. Çekia, Shqipëria dhe Mali i Zi marrin ventilatorë dhe material mjekësor nga rezervat. Të premten, Maqedonia e Veriut mori 60 ventilatorë”, njoftoi Stoltenberg në Tuiter.

Të premten, më 30 tetor NATO-ja ka dorëzuar 60 ventilatorë në Shkup, si pjesë e mbështetjes së Aleancës që të përballen me pandeminë. Donacioni ishte koordinim nga Qendra për koordinim të përgjigjes euroatlantike të katastrofave të NATO-s.

Marketing