Stoltenberg përshëndet marrëveshjen dhe i çon mesazh Kurtit e Vuçiqit: Çështjet të zgjidhen përmes dialogut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me dokumentet.

Marketing

Ai në Twitter u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës , Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq që çështjet të zgjidhen përmes dialogut.

Stoltenberg ka thënë se NATO dhe KFOR-i mbetën vigjilentë.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj të dy liderët, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. NATO dhe KFOR mbeten vigjilentë”, ka shkruar Stoltenberg.

Kujtojmë e përfaqësuesi për Politikë të Jashtme, Borrell të shtunën ka konfirmuar marrëveshjen për njohjen dokumenteve të udhëtimit nga Serbia për ato të lëshuara nga Republika e Kosovës.