Ballina Lajme Maqedoni Stop bullizmit, debat kushtuar dhunës mes fëmijëve

Stop bullizmit, debat kushtuar dhunës mes fëmijëve

Ministria nuk mund të jetë edhe prind edhe pedagog, përgjegjësi për fëmijët kanë institucionet, por familja është kyçe për këtë.”, tha ministri Shaqiri, në debatin kushtuar dhunës brenda një grupmoshe. Ai apeloi që drejtori përmes arsimtarëve deri te prindërit të punojnë më shumë me fëmijët e tyre, teksa paralajmëroi shqyrtime të detajuara të rasteve që do të arrijnë në e-mailin zyrtar për raportim të dhunës.

Marketing

“Çanta është vendi ku duhet të vendosen librat, fletoret, por gjithashtu materiali tjetër që kur fëmija niset për në shkollë dhe kthehet në shtëpi. Cila është përgjegjësia e prindërve që të shohë se çka ka në atë çantë? Edhe institucionet kanë përgjegjësi në këtë rast, por edhe prindërit.”, – deklaroi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

Por, anketat e bëra në shkollën aktrimit të aktores, Vesna Petrushevska, me fëmijët e moshës 8 deri në 14 vjeç kanë treguar se pothuajse në të gjitha klasat mbajnë një armë të ftohtë.

“Ka fëmijë që nuk duan të flasin për dhunën mes moshatarëve, sepse kanë frikë së pari nga prindërit në shtëpi, që të mos i dënojnë, ndërsa së dyti kur ta paraqesin rastin tek psikologu në shkollën fillore që merret me mungesat e arsyeshme dhe të paarsyeshme të nxënësve dhe nuk merret me profesionin e tij, por çdoherë viktima është fajtor.”, – theksoi aktorja, Vesna Petrushkevska.

Psikologët pajtohen se përgjegjësinë më të madhe e kanë prindërit, por ata janë të fundit që zbulojnë se fëmija i tyre është viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve.

“Nxënësit e përjetojnë ambientin e shkollës si të ngrohtë, të sigurt, arsimtarët e tyre si të interesuar, ku kanë besim t’u drejtohen, mund të flasin dhe të dinë që do të jenë të mbrojtur. E njëjta vlen edhe për shërbimet profesionale, më pas nxënësit janë më të prirur për të raportuar.”, – u shpreh psikologja, Ana Frichand.

Shfuqizimi i rrjetit Tik-Tok mund të jetë efektiv, por vetëm në një afat të shkurtër dhe të rinjtë do të gjejnë mënyrën për të hyrë sërish në rrjetet sociale, ishte përfundimi i debatit.

Exit mobile version