Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, sot ka kërkuar që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”.
Ai është nervozuar gjatë një sfide të produksionit, ku ishte i lidhur me banoren tjetër të shtëpisë, Xhulianën, shkruan lajmi.net.
Stresi ka shkuar deri tek “Dhoma e Rrëfimit” duke kërkuar nga produksioni që t’i hapë derën sepse vazhdimisht deklaronte se “ka nevojë”.
Pasi që produksioni nuk e ka hapur derën, Stresi ka reaguar edhe më ashpër duke shqelmuar derën.
https://www.facebook.com/watch/?v=842114790207310
Banorët e tjerë ndërkohë janë munduar që ta qetësojnë, teksa Xhuli i ka thënë se “po ndihet në faj”.
“Kam nevojë të dal… Ka ardhur dita ime, duhet të largohem. Jo për shkakun tënd, mos u ndjej në faj”, i ka thënë Stresi-Xhulit.