Me stresin jemi mësuar të përballemi rregullisht, pavarësisht ndikimit negativ në shëndet.

Shqetësimet e ndryshme dhe puna e tepërt mund të nxisin një stil jetese jo të shëndetshëm, që shkakton më shumë stres.

Kjo i jep jetë një rrethi vizioz shumë të dëmshëm.

Për shembull, nëse ju duhet të mbaroni një punë në një orë të caktuar, nuk do të tregoheni të vëmendshëm ndaj ushqimit.

Për më tepër, do të keni tendencën të konsumoni më shumë sheqer dhe kafeinë për t’u përballur me sfidat e ditës.

Për fat të keq, këto zgjedhje shkaktojnë një stres afatgjatë.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për zgjedhjet jo të mira që njerëzit bëjnë kur janë të mbingarkuar ose të shqetësuar.

Zgjedhjet e ushqimit të nxitura nga stresi

Shumë Kafe

Nëse ndiheni të mbingarkuar do të vëreni se jeni duke pirë disa filxhanë me kafe gjatë ditës.

Stresi dhe ushqimet e gabuara

Nivelet e rritura të kortizolit, që është edhe hormoni i stresit, i shtyjnë njerëzit të joshen pas ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë.

Për shpejtësi dhe prakticitet, një njeri i stresuar gjen ngushëllim të përkohshëm tek patatinat, patatet e skuqura, akullorja, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera të shpejta.