Striscia la Notizia akuzohet për mungesë etike

Aktivistët kundër racizmit, homofobisë, antisemitizmit dhe seksizmit në mediat italiane i kanë shkruar transmetuesit publik, Striscia la Notizia, që të ndalojë promovimin e përmbajtjes.

Shfaqja satirike italiane Striscia la Notizia që transmetohet në RAI kohët e fundit dha edhe njëherë një episod të vitit 2014 në të cilin drejtuesit bëjnë gjeste fyese në lidhje me sytë e njerëzve kinezë dhe talleshin me thekset e tyre. 

Sipas asaj që raporton The Guardian aktivistët i kanë kërkuar RAI-t që të fshinte episodin dhe të kërkonte falje, por kjo media u përgjigj duke thënë se është thjesht një satirë.

Marketing

Grupet e aktivistëve, si dhe italianë që jetojnë jashtë shtetit, kanë ndjekur gjurmët e rasteve të përmbajtjes fyese nëpër televizione italiane dhe media të tjera. Ata pretendojnë që transmetuesi shtetëror rregullisht thyen kodin e tij të etikës.

Nën një lëvizje të quajtur #CambieRai, i ka kërkuar RAI të krijojë një këshill këshillimor të diversitetit dhe përfshirjes. Grupet e aktivistëve në prill protestuan jashtë zyrave të RAI dhe Mediaset në Romë, Milano dhe Torino.