Struga fiton Shkëndijën, Shkupi mund Skopjen

E diela ka sjellur katër ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor. Derbi shqiptar i luajtur në Strumicë i ka takuar Strugës që fitoi Shkëndijën me rezultatin 0:2. Dy golat e triumfit për ekipin strugan i realizuan Maleski dhe Ibraimi.

Marketing

Kuqezinjtë një pjesë të lojës e luajtën me nje lojtarë më pak në fushë pasi Klisman Cake u përjashtua me karton të kuq.

Ndërkohë në kryeqytet, Shkupi mundi Skopjen me dy golat e Hamidit dhe Danfas, duke arkëtuar kështu tri pikë të radhës.

Në ndeshjet tjera, Rabotniçki triumfoi ndaj Tikveshit me rezultat 2:0, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi u mposht në Shtip nga Bregallnica me shifra minimale 1:0.