Ballina Sport Struga TL mëson emrin e kundërshtarit për në plej of

Struga TL mëson emrin e kundërshtarit për në plej of

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës, aty ku mund të kualifikohet edhe përfaqësuesi i vetëm nga vendi jonë, Struga Trim Lum, gjithnjë nëse në turin e tretë eliminatorë do ta kalonte skuadrën e Hesperange nga Luksemburgu.
Kështu nëse struganët arrijnë të eliminojnë kundërshtarët nga Luksemburgu, në fazën e plej of-it të këtij kompeticioni do të përballen me njërin nga skuadrat si Zrinjski apo Breidablik nga Islanda.
Ndeshjen e parë e plej of-it është e paraparë të luhet me 24 gusht në Maqedoni, përderisa ajo e kthimit një javë më vonë.

Marketing
Exit mobile version