Ballina Sport Struga Trim Lum, kampion i sezonit në Ligën e Parë

Struga Trim Lum, kampion i sezonit në Ligën e Parë

Struga Trim Lum ka shkruar historinë, duke u bërë kampion për herë të parë në elitën e futbollit vendor, raporton SHENJA.

Marketing

Struganët siguruan titullin dy xhiro para fundit, pasi mundën Sileksin me rezultat 3:0. Ndërkohë, Shkupi fitoi derbin me Shkëndijën me shifra 2:1 në Çair.

Kështu mbyllet matematikisht gara për titull, pasi Struga tashmë dy xhiro para fundit grumbullon 62 pikë, 7 më shumë se Shkupi në vendin e dytë dhe 8 më shumë se Shkëndija në të tretin. Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot, Rabotniçki mundi Sileksin me rezultat 5:4, Akademia Pandevi u mposht nga Tikveshi me shifra të thella 4:1, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi 7:0 ndaj Pobedës.

Marketing
Exit mobile version