Struga Trim Lum niset drejt Islandës për ndeshjen me Breidablik

Futbollistët e Struga Trim Lum janë nisur sot drejt Islandës për ndeshjen e së enjtes që do ta luajnë ndaj Breidablikit në fazën e plej of të Ligës së Konferencës.

Marketing

Ekipi strugan, mëngjesin e kësaj të marte është nisur nga aeroporti i Tiranës drejt Zvicrës që më pas të udhëtoj në tokën islandeze.

Struga shkon në këtë transfertë me negativë prej 1:0 nga ndeshja e javës kaluar në Ohër.

Takimi Breidablik – Struga luhet të enjten pasdite, duke nisur nga ora 18:45.