Strugë, 2 raste të reja me të prekur nga virusi Covid-19

Janë regjistruar edhe 2 raste të reja me të prekur nga virusi Covid-19 në Strugë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 53, përfshirë edhe 10 viktimat. Ndërkohë, ka vazhduar edhe testimi i qytetarëve të tjerë.

Marketing

Qytetarët të cilët kanë pasur kontakte me të prekurit janë në izolim shtëpiak, ndërsa kontrollohen nga policia.

Gjithashtu një pjesë e madhe e qytetarëve të tjerë janë në vetizolim. Edhe ora policore e cila ka filluar që ditën e djeshme në orën 16, është respektuar.

Qyteti ka qenë bosh, ndërsa lëvizin vetëm personat të cilët kanë leje për lëvizje të lirë, përfshirë edhe operatorët ekonomikë të cilët me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me komunën e Strugës, kryejnë nevojat e qytetarëve. Ndërkohë, ka vazhduar edhe dezinfekitmi dhe larja e rrugëve dhe hapësirave të tjera publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.