Ballina Lajme Maqedoni Strugë, një viktimë nga “Kovid 19”, hapet pika e re për testim

Strugë, një viktimë nga “Kovid 19”, hapet pika e re për testim

Një tjetër paciente ju shtua fatkeqsisht numrit të fataliteteve të shënuara në Strugë nga Covid 19. 70 vjeçarja nga fshati Llabunisht, më 8 prill është dërguar në klinikën infektive në Shkup në gjendje të rëndë, ku ëhstë mbajtur në respirator. Për fat të mirë kjo e martë nuk shënoi në Strugë asnjë banor të ri të infektuar.

Marketing

Në spitalin e Strugës tanimë funksionon edhe pika për testime, ku janë testuar fillimisht 5 pacientë me udhëzim të mjekut amë.

“Numri është i limituar për shkak se janë të limituara edhe vendet e lira tek Termini im në Strugë ashtu edhe në Ohër. Gjithasht merren testime edhe në teren sipas indikacioneve epidemiologjike. Sot ishim në Llabunishtë dhe disa rajone këtu në Strugë. Ato së bashku me testimet që bëhen në pikën për testim, do të dërgohen tek Instituti për Shëndet Publik” – tha Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër, Sasho Toçkov.

Me rritjen e numrit të testimeve pritet të ketë edhe rritje të numrit të të infektuarve. Toçkov apelon që të respektohen masat dhe të ketë izolim sa më shumë të jetë e mundur, ndërsa qytetarët që kanë simptoma të paraqiten sa më shpejt për testim.

“Me rritjen e numrit të testimeve, sigurisht pritet të ketë edhe rritje të numrit të personave pozitiv me Covid 19, do të shohim si do të jetë. Me rëndësi është të respektohen masat dhe rekomandimet, të ketë izolim sa më shumë të jetë e mundur, ata që mund të punojnë në shtëpi, të punojnë prej në shtëpi. Të mbahen maska dhe doreza sidomos në vende të mbyllura. Apeloj tek të gjithë ata që kanë simptoma menjëherë të paraqiten, nuk është turp të jesh pozitiv me Covid 19, por turp është të fshihen simptomat dhe të jepen informacione të rreme” – u shpreh Toçkov.

Pas 3 ditësh izolimi, qyteti i Strugës iu kthye normalitetit dhe masat e kujdesit u harruan. Rrugët e qytetit ishin plot, kishte grumbullime edhe nëpër banka dhe markete. Apelohet deri tek të gjithë qytetarët që të ruajnë distancën me qëllim që të mos kemi rritje të numrit të të infektuarve.

Exit mobile version