Strugë, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Forumit të Gruas të Alternativës

Sot në Strugë u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë së Forumit të Gruas të Alternativës.
Pas diskutimeve mbi aktualitetet politike, për çka informoi deputetja Safije Sadiku Shaini, në këtë mbledhje u bë edhe zgjerimi i Kryesisë së FG me disa anëtarë të reja, ndërsa u zgjodhën edhe 3 nënkryetaret dhe sekretarja e Forumit të Gruas të Alternativës. Kështu, për nënkryetare të FG, njëherazi përgjegjëse për zonën e parë, u zgjodh Dr. Arlinda Gjakova, nënkryetare përgjegjëse për zonën e dytë u zgjodh Lutfije Veseli, nënkryetare për zonën e pestë u zgjodh Venera Asani dhe nënkryetare e FG të Alternativës, njëherazi përgjegjëse e zonës së gjashtë, u zgjodh Imerlije Saliu. Përveç nënkryetareve, në këtë takim u zgjodh edhe Sekretarja e Forumit të Gruas të Alternativës. Ajo do të jetë Xhemile Memeti nga Çairi.
Përshtypja e gjithmbarshme e mbledhjes ishte se Forumi i Gruas pranë Alternativës po rritet dhe kjo imponon zgjerim të organeve. Mbledhja u përshkrua nga një frymë pozitive në vigjilje të fitores së pritur në pranverën e vitit 2024.

Marketing