Studentët e Mjekësisë nga UT-ja në praktikë në spitalet e Shkupit

Studentët e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës do të mund që një pjesë të edukimit ta kalojnë në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, konform përcaktimeve të institucioneve që të hapen institucionet shëndetësore për kuadrin, pa dallim se ku studiojnë”, kanë paralajmëruar ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë pranë UT-së, Kastriot Haxhirexha në takimin e tyre të sotëm.

Marketing

Qasja e studentëve deri te ato spitale, sipas tyre është shumë i rëndësishëm.

“Me këtë për herë të parë studentët do të mund të edukohen në atë spital që është një përfitim i madh, ekspertë të njohur sipas specializimeve të caktuara t’i trajnojnë, me çka studentët do të përmirësojnë njohuritë dhe njëherësh ato përvoja në të ardhmen do të thonë shërbim më të mirë edhe për pacientët”, ka thënë Filipçe.

Në pyetjen e gazetarëve se deri ku është mbarëvajtja e kushteve tjera për studim të studentëve në Fakultetin e  Mjekësisë që para disa muajsh protestuan, dekani me përgjigje se për disa kërkesa punohet në projekte konkrete.

“Disa çështje siç janë hapja e Konviktit studentor, mensës dhe tjera janë tejkaluar. Për disa kërkesa duhet të koordinohem me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, ka thënë dekani Haxhirexha.

Ministri Filipçe në Fakultetin e Mjekësisë me rastin e Ditës ndërkombëtare të shëndetit ka marrë pjesë në ligjëratën e profesorit dr. Fadil Gradica të titulluar: “Mbulesa universale shëndetësore- Për secilin dhe gjithkund”. Para studentëve dhe kuadrit akademik, krahas ligjëruesit paraqitje kanë pasur edhe ministri dhe dekani.