Studiuesit/ Kovid 19 ka pësuar mutacion,infekton lehtësisht qelizat njerëzore

Studiuesit në Florida janë shprehur se ata besojnë që kanë të dhëna që tregojnë se koronavirusi i ri ka pësuar mutacione të tilla që e bëjnë atë të infektojë me më shumë lehtësi qelizat njerëzore, shkruan CNN.

Marketing

Ata shprehen se nevojiten strudime të mëtejshme për të kuptuar nëse ky ndryshim i virusit ka ndikuar në sjelljen e pandemisë, por një shkencëtar që nuk është përfshirë në këtë studim thotë se me shumë mundësi mutacioni ka ndikuar në sjelljen e virusit. Është ky ndryshim që sipas tij shpjegon përse virusi shkaktoi kaq shumë të infektuar në SHBA dhe Amerikën Latine. Është një mutacion që i ka shqetësuar shkencëtarët prej javësh.

Kërkuesit  në “Scripps Research Institute” në Florida kanë thënë se mutacioni prek proteinën që ndodhet në strukturën e jashtme të virusit përmes së cilës hyn në qelizë. Nëse ky studim konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që dikush vërteton se ndryshimet tek virusi kanë domethënie për pandeminë.

“Viruset që kishin këtë mutacion ishin shumë më tepër infektues se sa ata pa mutacion në qelizën që ne përdorëm për studimin,”  ka thënë  në një deklaratë virologu i “Scripps Research”, Hyeryun Choe, i cili ka qenë pjesë drejtuese e studimit.

Pikërisht këtë javë, OBSH tha se mutacionet e vërejtura tek viursi nuk do të ndikonin efikasitetin e vaksinës. Javën e shkuar OBSh tha se mutacionet nuk e kishin bërë virusin më të transmetueshëm dhe as më të fuqishëm për të shkaktuar simptoma më të rënda.

Choe dhe kolegët e tij kanë kryer një sërë eksperimentesh në laboratorqë tregojnë për një mutacion që quhet D614G, megjithatë punimi i tyre që pritet të publikohet së shpejti nuk është parë apo konsultuar nga ekspertë të tjerë të fushës.

Marketing